Pasion për shijen. Art në prodhim!
Cream Art Albania është pasioni ynë për akulloren artizanale të bërë me dashuri, përkushtim dhe përbërës 100% natyralë. Jemi një brand që sjell një eksperiencë unike akulloreje në tregun shqiptar – ku çdo shije krijohet me kujdes të veçantë dhe standarde të larta cilësie.
Kompania jonë përbëhet nga një ekip ekspertësh me përvojë të gjerë në tregjet evropiane dhe më gjerë, të cilët sjellin njohuri të thelluara dhe zgjidhje të specializuara për çdo sfidë të klientit.
Ofrojmë një gamë të gjerë produktesh të ngrira artizanale, të gatshme për shitje ose për përpunim të mëtejshëm
Akullore artizanale
Te Cream Art Albania prodhojmë akullore pa përzierje industriale apo konservantë – vetëm cilësi, natyralitet dhe shije autentike në çdo lugë.
Bazë neutrale dhe mikse
Bazat tona neutrale dhe mikse janë formuluar për të garantuar kremozitet optimal, strukturë të qëndrueshme dhe shije të balancuar në çdo recetë akulloreje.
Shije klasike, moderne dhe sezonale
Krijojmë një gamë të pasur shijesh për çdo stil dhe stinë. Çdo shije është përpunuar me kujdes për të ruajtur natyralitetin, aromën e pastër dhe një përvojë unike.
Shija Artizanale që Të Frymëzon
Akullore me qumësht (Gelato alla crema)
Kremoze, e pasur dhe e butë. Bazohet në qumësht të freskët, pana, sheqer dhe vezë (në disa receta).
Akullore me fruta (Sorbetto)
Pa qumësht – e bërë vetëm me fruta, ujë dhe sheqer. Freskuese, ideale për veganë dhe verën.
Akullore vegane
Pa asnjë përbërës shtazor. Përdoret bazë me vajra bimore ose qumësht arrash (soje, bajame, kokosi).
Akullore pa sheqer (Zero)
E përshtatshme për dieta të kontrolluara dhe konsumatorë me diabet. E ëmbëlsuar me stevia, eritritol ose maltitol.
Cilësi Maksimale!
Bashkëpunojmë me:
Gelateri që kërkojnë prodhim të gatshëm, me cilësi artizanale
Pastiçeri dhe bar-restorante që kërkojnë një linjë të dedikuar ëmbëlsirash të ftohta
Hotele dhe resorte që duan të ofrojnë përvojë luksoze për klientët e tyre
Markat që kërkojnë “private label” të personalizuar sipas identitetit të tyre
Si punojmë?
Prodhim në format të madh ose të personalizuar (5L, 500ml, 120ml, etj.)
Paketim dhe etiketa sipas standardeve të shitjes me shumicë
Mundësi bashkëpunimi afatgjatë me zinxhirë horeca ose distribucion
Mbështetje teknike për përdorim, servim dhe trajnime
Nëse kërkoni një furnizues të besueshëm, që i qëndron pas çdo gram akulloreje që prodhon – ju jeni në vendin e duhur.



